Tryezë e Rrumbullakët për Ndryshimet Klimatike

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin:

Lisa Mattsson – Eksperte e Programit të Ambientit në UNDP

Muhamet Malsiu – Drejtorati për Ambient, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor

Lorik Haxhiu – Menaxher i Projektit për termocentralin Kosova C, Banka Botërore
Ferdinand Nikolla – Drejtor Ekzekutiv i Forumit për Iniciativë Qytetare, FIQ
Shqipe Neziri – Përfaqësuese nga Qendra Rajonale për Ambient, REC
Jeta Xharra – Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN-it në Kosovë

Pfeiffer hapi diskutimin duke bërë një hyrje të shkurtër për rëndësinë vitale që ka përfshirja e Kosovës në diskutimet ndërkombëtare për çështjet e ndryshimit klimatik dhe për të parë se ku qëndron Kosova në këtë çështje. Pfeiffer shpjegoi arsyet e organizimit të konferencës në Kopenhagë, që është zëvendësimi i Protokollit të mangët të Kyotos me një protokoll të ri gjithëpërfshirës që synon rritjen e veprimeve për ndryshim klimatik prej 2012.

Pjesëmarrësit diskutuan mënyrat që mund të përdoren në Kosovë për ta trajtuar zvogëlimin e CO2 dhe emetimit të gazrave tjerë të dëmshëm(që çojnë në ngrohje globale) të cilët kryesisht emetohen nga termocentralet e linjitit në Kosovës por edhe prej veturave, dhe problemeve tjera me shpyllëzim.

Teknologjitë si kapja dhe ruajtja e karbonit, bashkëgjenerimi dhe qasja vullnetare për tregti të emetimit të karbonit do të ishin mënyra se si Kosova do të mund ta zvogëlonte emetimin e CO2 dhe gazrave tjerë të dëmshëm në të ardhmen.

Pjesëmarrësit theksuan mungesën aktuale të vetëdijes, vullnetit politik, burimeve financiare dhe kapacitetit njerëzor për të ndërmarrë në mënyrë efektive ndonjë gjë në lidhje me ndryshmin klimatik. Këto elemente duhet të përmirësohen në mënyrë që të ketë ndryshim pozitiv. Mirëpo pjesëmarrësit u pajtuan se OJQ-të që merren me çështje të ambientit, mediat dhe donatorët e jashtëm si UNDP mund ta shtyjnë Kosovën të veprojë në këtë drejtim.

Në fund, pjesëmarrësit komentuan rekomandimet e dala nga ky raport që do të publikohet së shpejti. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në çështjen e ndryshimit klimatik. Pjesëmarrësit gjithashtu u pajtuan se konferenca e Kopenhagës mbi ndryshmin klimatik është mundësi e mirë për Kosovën të merr pjesë me çfarëdo kapaciteti dhe në këtë mënyrë të kyçet në rrjedhat e diskutimeve mbi ndryshimin klimatik global.

Hulumtimi u përkrah nga Rockefeller Brothers Fund.

Raporti i plotë mund të shkarkohet këtu.