Trashëgimia e Fasaduar e Prishtinës Sonte në ‘Jeta në Kosovë’
Sonte në “Jeta në Kosovë” do të ndiqni debatin për trashëgiminë kulturore të Prishtinës.
Një panel të përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve që merren me trashëgimi kulturore do ta pyesim se cila është trashëgimia kulturore e Prishtinës?
A ka në Prishtinë zyrë turistike për kryeqytetin ku mund të drejtohet një i huaj që viziton qytetin? Cilat janë zonat turistike të Prishtinës, cila është gjendja e tyre dhe a ka të interesuar për t’i vizituar ato?
Çfarë thonë ekspertët e trashëgimisë kulturore? A ka Prishtina qendër historike të saj?
Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:
Sali Shoshi, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”;
Mejrushe Sejdullahu, Zyrtare e lartë për urbanizëm në Drejtorinë e Urbanizimit në Prishtinë;
Xhejlane Hoxha, Këshilli Nacional për Trashëgimi Kosovare; dhe
Albert Heta, Qendra për Art Bashkëkohor “Stacion”.
“Jeta në Kosovë”, çdo të enjte në orën 20:20 në RTK dhe repriza të nesërmen në mesditë.