Trashëgemia kulturore
Këtë të enjte në Jeta në Kosovë mund ta ndiqni debat mbi trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Çka nënkuptojmë me trashëgimi kulturore? A ka Kosova program për trashëgimi dhe sa zbatohet ligji për trashëgimi kulturore? Cilat objekte e përbëjnë trashëgiminë kulturore të Kosovës? Pse po zgjatë kaq shumë restaurimi i hamamit të Prishtinës? Si janë shënuar Ditët e Trashëgimisë Evropiane në Kosovë?
Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me trashëgiminë kulturore të Kosovës, mysafir të Muhamet Hajrullahut në studio janë:
Burbuqe Bakija – Deva, udhëheqëse e divizionit për trashëgimi kulturore, Ministria e Kulturës;
Baki Svirca, drejtor i Institutit për Mbrojtjen të Monumenteve të Kosovës;
Edi Shukriu, arkeologe dhe kryetare e Këshillit të Kosovës për trashëgimi kulturore;
Sali Shoshi, drejtor i misionit për Kosovë të fondacionit suedez, Trashëgimia Kulturore pa Kufij,
Engjëllushe Morina, arkeologe dhe drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, IKS
Dhe në fund, në rubrikën Kultura në Kosovë, Arif Muharremi sjell reportazhin e Turneut Kulturor 2009 të çiklistëve nga Juniku deri në Hoqë të Madhe