Tenderët në Kosovë

 

Pse në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe në Komisionin Rregullativ të Prokurimit thonë se gjithçka është në rregull sa i përket prokurimit publik? Ku janë vërejtjet dhe kritikat e shoqërisë civile sa i përket ligjit për prokurim publik? A ka transparencë në dhënien e tenderëve në Kosovë?

A ka Kosova listë të zezë të bizneseve të cilat nuk duhet të fitojnë tenderë nga buxheti i shtetit të Kosovës? 

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar: 
Hysni Hoxha – kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit;
Safet Hoxha – kryetar i Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik;
Armend Zemaj – deputet; 
Agron Demi – drejtor Ekzekutiv, Instituti GAP; 
Parim Olluri – Gazetar hulumtues, BIRN. 

BIRN gjithashtu, transmeton intervistën e gazetarit Alban Selimi, me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Barnave, Ilir Dushi.

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në ora 20:20 dhe ritransmetohet  të nesërmen në mesditë.