Të drejtat e punëtorëve dhe Sindikatat

Jeta në Kosovë debaton për të drejtat e punëtorëve dhe për sindikatat

14 gusht 2008  Emisioni i kësaj jave, Jeta në Kosovë, i ka hedhur një vështrim për së afërmi sindikatave në Kosovë dhe të drejtave të punëtorëve.

Në debat u trajtua për atë se a ka ndonjë sindikatë të mirëfillt në Kosovë që i mbronë të drejtat e punëtorëve, apo të gjith ju shërbejnë interesave politike? U shtrua pyetja se si dikush, nga mbrojtës i drejtave të punëtorëve, bëhet mbrojtës i interesave të qeverisë? Pse nuk po implementohen ligjet, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti tek punëtorët kosovar?

Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera, pjesëmarrës në studio ishin:

Gjergj Dedaj – Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;
Haxhi Arifi – Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK);
Bahri Shabani – Kryetar në largim i BSP-së dhe në rrugë e sipër për t’u bërë kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës;
Ibrahim Rexhepi – Redaktor i të përditshes “Lajm”.

Shabani e filloi debatin duke ju treguar panelistëve se ai është në procesin e largimit nga puna e tij si kryetar i BSPK-së.

“Unë mund të bëj dallimin në mes qeverisë dhe sindikatës, por sidoqoftë, në këtë rast do ta mbrojë qeverinë, sepse përfaqësoj Konfederatën e Sindikatave të Lira të Kosovës,” tha ai.

Shabani shtoi se ka pasur shumë spekulime rreth punës dhe pagës së tij. “Unë kam punuar për katër vite pa pagë, ndërsa për këta katër muajt e fundit jam paguar,“ spjegoi ai.

Rexhepi theksoi se problemet, me të cilat ballafaqohen sindikatat, janë gjithmonë të njëjta – kjo lshtë logjika e “interesat e tua ose të mia”. Ai u ankua se sindikatat nuk po punojnë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. “Avokatët janë të vetmit njerëz që i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, sepse marrin para,” theksoi ai.

Debati i nxeh dhe panelistët diskutuan problemet që kanë sindikatat, si dhe interesat e qeverisë karshi sindikatave.

Arifi spjegoi se si funksionojnë sindikatat sot dhe me kë vendosin partnership. “Natyrisht se ne jemi në partneritet me qeverinë,” tha ai, duke theksuar se gjithmonë ka interesa të përbashkëta në mes së sindikatave dhe qeverisë.

Dedaj tha se probleme të tilla kanë ndodhur para shpalljes së pavarësisë dhe formimit të qeverisë së re.

“Qeveria e re është shumë transparente. Që nga fillimi, i ka menaxhuar të gjitha situatat në mënyrë briliante,” theksoi ai, duke shtuar se ju është dashur të marrin disa pozicione për shkak të buxhetit të kufizuar.

“Unë jam kundër ligjeve që i afektojnë direkt punëtorët kosovar,” tha Arifi, duke theksuar se Kosova do të jetë në një kaos, derisa qeveria të shfaqë interes serioz për kushtet e punëtorëve.

Rexhepi e ndërpreu Arifin. “Qeveria duhet t’i ndërtojë prioritetet, duke filluar nga taksat,” tha ai, duke vënë theksin në atë se vetëm mbi 140 000 njerëz paguajnë taksa, përderisa në tërë Kosovën punojnë më shumë së 300 000 njerëz. Si shtesë, ai tha se nuk ka ligje adekuate për mbrojtjen e punëtorëve.

Arifi u pajtua me Rexhepin. “Kush humbë në rast se dikush nuk paguan taksa? Kjo e dëmton qeverinë, punëtorët dhe të tjerët,” tha ai.

Dedaj theksoi se qeveria mund të bëjë ligje me kilogramë, nëse kjo është në pyetje. “Nëse i kemi ligjet, duhet t’i implementojmë ato,” tha ai, duke shtuar se është shumë lehtë që të bëhet reklamë me miratimin e ligjeve të reja, por nuk është lehtë që të fillohet me bërjen e gjërave, meqë buxheti i Kosovës ishtë shumë i vogël.

Rexhepi theksoi se ky është vetëm fillimi. Kosova do të përballet me çështje shumë më serioze, tha ai.

“Nëse nuk i zgjidhim disa nga problemet më serioze këtu në Kosovë, një ditë, njerëzit nuk do të kenë bukë për të ngrënë,” shtoi ai.

Dedaj tha se qeveria e re ka filluar që t’i çaset problemit të drejtave të punëtorëve dhe edhe pse nuk mundi që të fliste për modele dhe data të sakta, sipas tij, kjo është një nga prioritetet e qeverisë.

“Të gjithë e dijnë se papunësia në Kosovë është 45 %. Sidoqoftë, BSPK-ja po e hulumton tregun e punës me qëllim të identifikimit të vendeve të reja për punëtorët e rinj,” theksoi Dedaj.

Në fund, panelistët thanë se janë shumë të motivuar dhe shprehen shpresën se sindikatat do t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Gjatë debatit , BIRN transmetoi një reportazh nga shëndetësia, i përgatitur nga gazetari Alban Selimi, duke i hedhur një vështrim problemeve në shëndetësi dhe duke shfaqur se si spitalet e Kosovës nuk po funksionojnë.