Sherbyesit civil dhe administrata publike

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë mund ta ndiqni debatin për rolin e shërbyesve civil gjatë fushatës zgjedhore dhe funksionimin e administratës publike në Kosovë.

Cilat janë përgjegjësitë edhe detyrat e kryetarëve të ri të komunave? A po zbatohet ligji për vetëqeverisje lokale dhe cilat janë kompetencat e kryetarëve të komunave?
Për të diskutuar për këto çështje mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:
Sadri Ferati, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
Bajram Rexhepi, kryetar i komunës së Mitrovicës dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
Ilir Deda, nga organizata KIPRED dhe
Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI

Një analizë e përgatitur nga gazetari i BIRN-it Muhamet Hajrullahu tregon se si do të funksionojë administrata publike gjatë fushatës.

Në kuadër të emisionit, BIRN do të transmetojë edhe një rubrikë e cila flet për kritikat e raportit të progresit të vitit të kaluar si dhe kulmin e javës për të arriturat në sistemin gjyqësor të Kosovës.