Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese - BIRN është në kërkim të:

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN është në kërkim të:

Monitorues/Hulumtues (2 pozita – për regjionin e Gjilanit me rrethinë dhe Pejës me rrethinë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Të jetë i/e kualifikuar për pozitën e hapur (Diplomë të fakultetit juridik);
2. Entuziast/e për punë;
3. Përvoja e punës në gjykata dhe prokurori – i jep përparësi;
4. Njohja e gjuhës serbe është përparësi;
5. Të jenë fleksibil dhe të përshtatshëm të punojnë në terren.

Praktikant për Zyrë Ligjore:
Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Të ketë diplomë të fakultetit juridik ose të jetë në vitin e fundit të studimeve;
2. Fleksibil/e në punë dhe i/e interesuar për të mësuar gjëra të reja;
3. Entuzias/e në punë;
4. Njohja e gjuhës angleze është e obligueshme.

Kandidatët potencialë duhet të kenë:
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
– aftësi të përdorimit të kompjuterëve.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe për poziten e Monitorues/Hulumtues, ndërsa për pozitën Praktikant për Zyrë Ligjore dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 15 janar 2015.

BIRN-i mundësi të barabartë punësimi dhe inkurajon të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike që të aplikojnë.

Informata shtesë për Gazetën Jeta në Kosovë mund të gjeni në www.gazetajnk.com
dhe www.birn.eu.com