RIKTHEHET PROGRAMI I DEBATIT “KARL POPPER” NË KOSOVË

Njëherësh ky turne shënon edhe rikthimin e këtij programi në shkollat e mesme të Kosovës pas pothuajse tri vite mungesë.

Pesëmbëdhjetë skuadra nga Prishtina, Peja dhe Ferizaji u ballafaquan në tri runde garash debati të shtunën, ndërsa ato që u kualifikuan vazhduan garën të dielën në gjysmë finale dhe finale.

Skuadra fituese u shpall një skuadër nga Ferizaji (Ferizaji 2), e cila njëherësh do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të debatit- Youth Forum në Holandë, në verë të vitit 2010.

Program i debatit, trajnimi dhe gara fillimisht u përqendruan në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj me synim për zgjerimin e aktivitetit edhe në komunat tjera të Kosovës në të ardhmen.

Programi i debatit mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.