Reportazhe hulumtuese - çmimi i asfaltit në Kosovë
Jeta në Kosovë transmeton reportazhe hulumtuese
Këtë të enjte në Jeta në Kosovë do të ndiqni një seri reportazhesh hulumtuese në fushën e infrastrukturës rrugore, drejtësisë, shëndetësisë dhe nga fusha të tjera të përditshmërisë kosovare.
Çfarë ndodh me ndërtimet e rrugëve në Kosovë dhe me asfaltimin e tyre?
Pse çmimet e rrugëve ndryshojnë shumë nga njëra komunë – në tjetrën?
Pse asfalti në Kosovë kushton mesatarisht 25 euro për metër katror, përderisa në Evropë kushton mesatarisht 16 Euro për metër katror, ndërsa në Amerikë kushton vetëm 6 euro për metër katror?
Cila kompani po favorizohet për ndërtimin e autostradës Morinë- Merdar dhe cila është historia e kësaj kompanie?
Jeta në Kosovë çdo të enjte në 20 e 20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.