Rasti Tolaj, Bukoshi dhe të tjerët

Për cilat pika të akuzës është  dënuar ish sekretari i përgjegjshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj me 18 muaj burg dhe për cilat është liruar ish zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, njëherit edhe ish ministër i Shëndetësisë.

Për çka Gjykata Themelore e Prishtinës gjeti fajtor edhe ish zyrtaren për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajazitin e cila është dënuar me tetë muaj burg me kusht dhe ish shefin e divizionit për shërbime shëndetësore Hajrullah Fejzën, i cili është dënuar me tetë muaj burg?

Çfarë mesazhi ka dhënë për kosovarët gjykatësja Corenelia Peck?
Çka thonë të liruarit edhe avokatët e tyre e çka përfaqësuesit e prokurorisë në këtë rast? A do të ankohet në Gjykatën e Apelit prokurorja e rastit Maria Bamieh?

Gjithashtu, BIRN transmeton edhe reportazhin që tregon problemet me kanalizim dhe ujëra të zeza të më shumë se 80 mijë familjeve në Kosovë.

Sa familje nuk kanë dush, vaskë, toalet më shpërlarje e kuzhinë në shtëpi?

“Jeta në Kosovë” këtë të enjte transmetohet menjëherë pas lajmeve qendrore në RTK.