RAPORTI I MONITORIMIT TË GJYKATAVE 2014
“Jeta në Kosovë” do të ndiqni: Cilat janë të gjeturat kryesore të raportit të gjashtë vjetor të monitorimit të gjykatave për vitin 2014?
Cilat janë shkeljet më të mëdha teknike e procedurale për vitin 2014?
A është i mjaftueshëm numri i prokurorëve e gjyqtarëve që kemi momentalisht?
Çfarë vlerësimi jep raporti i monitorimit për Gjykatën Kushtetuese? A ka diçka pozitive në sistemin e drejtësisë në Kosovë?
Çfarë thonë anëtarët e KPK-së për përfaqësuesin e shoqërisë civile në këtë këshill? Çfarë vërejtjesh ka kandidati për kryeprokuror Aleksandër Lumezi për grupet e interesit në KPK?
Pse gjykatësja e Gjykatës Supreme Valdete Daka i ankohet ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçi?
Pse Besim Kelmendi, prokuror në Prokurorinë Speciale pyet se pse anëtarët e këshillit rokurorial dhe atij gjyqësor duhet të zgjidhen prej parlamentit, e jo prej vetë gjyqtarëve e prokurorëve?
“Jeta në Kosovë”, këtë të enjte nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë