Protokolli EULEX - Serbi

Jeta në Kosovë: protokolli EULEX – Serbi

Këtë te enjte në Jeta në Kosovë mund t’i ndiqni intervistat ekskluzive me shefin të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith dhe zëvendësshefin e EULEX-it, Roy Reeve, në lidhje me protokollin për bashkëpunim EULEX-Serbi.

Në kuadër të emisionit, hulumtuesi Isa Gacaferi zbulon se si në procesin e kthimit të personave, zyrtarët komunal të komunës së Klinës keqpërdorin pozitat zyrtare për përfitime personale.

Gjithashtu, në reportazhin e tij, gazetari Fatos Halili tregon se si raportet dhe vërejtjet e Ombudspersonit nuk merren parasysh nga parlamenti i Kosovës.

Ndërsa krejt në fund, Arif Muharremi analizon dhe zgjedh komunën e Kosovës që gëzon pitalkat më të mira për iftar.