Problemi me mikrofinancat

Jeta në Kosovë këtë javë kishte paralajmëruar transmetimin e debatit për zgjedhjet në Ferizaj. Pas konsultimit të bazës ligjore të Këshillit të Pavarur të Mediave për mbulimin e zgjedhjeve nga mediat, Jeta në Kosovë ka vendosur që transmetimi i debatit për zgjedhje do të bëhet të enjtën e ardhshme.

BIRN-i analizon se çka ndodhi në seancën e fundit parlamentare, në të cilën mezi u mblodhën votat për ta kaluar ligjin për banka dhe mikrofinanca.

Pse Banka Qendrore po përzihet në sektorin jo-qeveritar, duke u marrë me shpërndarje të donacioneve për bamirësi? Cila bankë qendrore në botë merret me shpërndarje të fondeve për bamirësi? A i respekton ligji i sapoaprovuar rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe a e respekton Kushtetutën e Kosovës.

Lidhur me ligjin për banka, Jeta Xharra interviston:

Merdian Kukleci, Banka Qendrore e Kosovës;
Hajredin Kuçi, zv. kryeministër;
Safete Haderxhonaj, kryetare e komisionit për buxhet e financa;
Flutura Kusari, juriste.

“Jeta në Kosovë”, çdo të enjte në 20:20, dhe repriza, të nesërmen në mesditë.