Privatizimi në PTK

“Jeta në Kosovë” diskuton për shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Sa herë ka dështuar tenderi për shitjen e PTK-së, edhe pse?

Panelistët e ftuar në debat do të diskutojnë lidhur me atë se a e ka Qeveria këtë herë përnjëmend shitjen e kësaj ndërmarrjeje, apo edhe ky proces i planifikuar të kryhet deri në fund të këtij viti, do të dështojë si ai i vitit të kaluar.

Njerëzit e ftuar në debat nuk janë njerëz nga parti politike, por njerëz që marrin vesh në ekonomi, të cilët do të pyeten se si duhet të privatizohet PTK-ja, në mënyrë që qytetari i Kosovës të fitojë më së shumti, e më së miri, që është e mundur nga ky proces.

Për të diskutuar për këto çështje Jeta Xharra ka ftuar:

Arsim Bruçaj, menaxher i projektit të privatizimit të PTK-së, Ministria e Zhvillimit Ekonomik;

Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm, Oda Ekonomike e Kosovës;

Lumir Abdixhiku, drejtor Ekzekutiv, Instituti Riinvest;

Astrit Gashi, kryeredaktor, Zëri.