Polizitimi i Bërllokut

Jeta në Kosovë sonte debaton për problemin e mbylljes së Deponisë së Mbeturinave në Mirash të Obiliqit, nga Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë. Pse i është ndaluar Kompanisë Rajonale ‘Pastrimi’ hedhja e mbeturinave në Deponinë e Mirashit. Sa borxhe i ka kjo kompanisë që bën menaxhimin e deponive në Kosovë. A janë politizuar edhe deponitë e mbeturinave? A po mbeten mbeturinat në kontejnerë për shkak të PDK-së, LDK-së e VV-së?

Kompania e Menaxhimit të Mbeturinave është e mbyllur që nga 30 prilli nga menaxhmenti i Kompanisë Publike për Menaxhimin e Deponive të udhëhequr nga Abdullah Haxhiu, për kompaninë regjionale ‘Pastrimi’ e cila i dërgon mbeturinat në atë deponi, me arsyetimin se nuk po  kryhet pagesa e borxhit të cilin e ka kjo kompani ndaj deponisë. 

Të mërkurën me 8 prill Policia e Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte urdhëruar zyrtarët në këtë deponi që ta hapin atë për kamionët e Kompanisë “Pastrimi”. Por një urdhër i tillë nuk është përfillur nga Kompania Publike e Menaxhimit të Mbeturinave, duke e bllokuar rrugën për kamionët e “Pastrimit”.

“Rruga është e mbyllur, dhe në po përdorim rrugë alternative për ta dërguar bërllokun aty”, tha Feim Salihu, drejtor në Kompaninë “Pastrimi”.

Ndërsa një mbyllje e tillë është cilësuar politike nga kryetari  i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e edhe nga drejtori i Kompanisë “Pastrimi”.

Por Abdullah Haxhiu, kryeshef ekzekutiv në kompaninë që menaxhon deponitë e mbeturinave thotë se kjo është bërë politike, por arsyeja është financiare, sepse nuk është paguar borxhi..

“Kjo gjë është politike, i gjithë procesi është politik”. 

Inspektori  i Ministrisë së Mjedisit, Vehbi Ejupi, tha se nuk ka të drejtë askush t’i mbyllë deponitë të cilat janë publike.

“Qytetarët e Prishtinës e kanë të drejtën të jetojnë dinjitetshëm dhe një mbyllje e tillë është në  kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet në fuqi, si dhe e dëmton shëndetin e qytetarëve”, tha ai.

Gjithashtu edhe Ardian Gashi  drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike nga Komuna e Prishtinës thotë se fajin për një gjendje të tillë nuk e kanë qytetarët e as ministritë ose komuna, po vetë menaxhmenti i këtyre kompanive publike.

“Po akuzohet menaxhmenti, jo qytetarët dhe kjo është çështje e shëndetit publik”, tha Gashi.

Shuma e borxhit që Kompania Rajonale “Pastrimi” ia ka Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë është  është rreth 1 milion e gjysmë euro, ndërsa shuma e grumbulluar nga viti 2013 deri në këtë vit e që do të duhej të paguhej tani është 70 mijë euro.

Ndërsa shuma e borxhit që qytetarët kanë ndaj kompanisë “Pastrimi” është  mbi 18 milionë euro.

Gjithashtu pas debatit për mbeturinat, “Jeta në Kosovë” shfaq një reportazh  të përgatitur  nga Mehdi Mulaj e cila tregon se sa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të organizojë zgjedhje me 8 qershor. Cilat janë problemet që KQZ-ja konsideron që mund t’i hasë gjatë këtij procesi? A do të mund të organizojë zgjedhje edhe në veri të Kosovës si dhe cili do të jetë roli i i OSBE-së në këto zgjedhje? 

Emisioni transmetohet sonte në RTK në orën 20:20 .