Pesë vjet shtet

“Jeta në Kosovë”, sonte diskuton për pesëvjetorin e shtetit të Kosovës.

Për të analizuar gjendjen se ku jemi pesë vjet pas, “Jeta në Kosovë” ka intervistuar një ish-minator të “Trepçës”, një veterane të UÇK-së, një kritik letrar dhe një aktor.

Si e shohin ata Kosovën pesë vjet pas? Çfarë vlerësimesh kanë këta qytetarë për ekonominë, shëndetësinë, arsimin e kulturën?

Për këto tema dhe çështje tjera, Muhamet Hajrullahu ka intervistuar:
Vehap Shita – kritik letrar e ish-gazetar;
Fatmir Spahiu – aktor;
Linda Fetahu Krivanjeva – veterane e UÇK-së dhe
Avdi Uka – ish-minator i “Trepçës”.

“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte menjëherë pas lajmeve qendrore në RTK, ndërsa repriza nesër në mesditë.