Një vit pas

“Jeta në Kosovë”: Kosova një vit pas

12 shkurt 2009

Këtë të enjte Jeta në Kosovë analizon një vjetorin e shtetit të Kosovës.

Hajredin Kuçi, Blerim Shala si dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile debatojnë në Jeta në Kosovë se ku jemi një vit pas shpalljes së pavarësisë.Çka ka bërë qeveria e çka opozita pas një viti? Sa e kemi luftuar korrupsionin nëse askush nuk i sheh dosjet e Agjencionit për Anti Korrupsion?

Në rubrikën e kulturës Arif Muharremi do të na tregojë se çfarë arti e përfaqësoi Kosovën prej se jemi shtet, ndërsa në rubrikën “Dhandrri i Kosovës” do të keni mundësinë ta ndiqni episodin e parë të zbulimeve të dhandrrit në Amerikën e re, si dhe segmente nga inaugurimi i presidentit
Barak Obama.