Narkotikët

"Jeta në Kosovë" diskuton për narkotikët

05 shkurt 2009   Këtë të enjte në emisionin "Jeta në Kosovë" do të diskutohet se si depërtojnë lëndët narkotike nëpër shkolla, burgje dhe institucione tjera në Kosovë.

Sa lehtë mund të furnizohen kosovarët me drogë dhe kush janë përdoruesit më të shpeshtë? A ka Kosova problem me narkomani? Pse qeveria e Kosovës nuk ka strategji për të luftuar këtë fenomen? Për të diskutuar për këto dhe çështje të tjera, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:

Nehat Mustafa – nga ministria e arsimit;
Bahri Shala – nga sektori anti-drogë i policisë;
Safet Blakaj – nga organizata "Labirinti’
Xheraldina Pufja – prind dhe aktiviste;
Selvie Izeti – psikologe dhe
Ardit Gashi – nga Forumi për Iniciativa Qytetare;

Në rubrikën "Kultura në Kosovë", Arif Muharremi do të prezantojë reagimin e artistëve pas përzgjedhjes së bordit i cili do ta zgjedhë drejtorin e Galerisë së Arteve të Kosovës. Ai po ashtu ka diçka për të thënë rreth ekspozitës Delirium të Mimoza Veliut.