Loja me Birila

Jeta në Kosovë – emisioni festiv Loja me Birila

Këtë të premte mund të ndiqni edicionin festiv tradicional të Jetës në Kosovë- “Loja me Birila”. Në këtë edicion të lojës me Birila do të konkurrojnë mediat kosovare për të fituar “Kunxhin e Artë” dhe “Bolen e Artë”.

Ekipet garuese të lojës me Birila janë ekipi i Radio Televizionit te Kosovës-RTK, Koha Vizionit-KTV, Radio Televizionit 21-RTV 21, Klan Kosova dhe ekipi nga gazeta Express.

Cilat janë kunxhat të cilat mediat ia lëshojnë njëra tjetrës? Cilat media kontrollohen nga qeveria e cilat nga opozita? Cili medium e ka fituar topin e cili e ka fituar kunxhin e artë? 

Për të kuptuar këto dhe të tjera, ndiçni emisioni festiv të Jetës në Kosovë i cili do të transmetohet më 1  janar 2010, në ora 23:00 në Radio Televizionin e Kosovës-RTK.

Pjesëmarrësit në emision janë:
Nuhi Bytyqi, nga RTK
Driada Matoshi, nga RTK
Arsim Halili, nga RTK
Xhymret Veliu, nga RTK
Adriatik Kelmendi, nga KTV
Mirjeta Morina, nga KTV
Agon Fehmiu, nga KTV
Fjolla Kryeziu, nga KTV
Labinot Gashi, nga RTV 21
Xhevdet Sfarça, nga RTV 21
Edona Tahiri, nga RTV 21
Jehona Ferati, nga TV Klan Kosova
Nek Miftari, nga TV Klan Kosova
Fatmir Aliu, nga TV Klan Kosova
Berat Buzhala, nga gazeta Express
Milot Hasimja, nga gazeta Express
Ilir Mirena, nga gazeta Express

Juria përbëhet nga:

Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN- Kosove
Igballe Rogova, fituese e çmimit “Bolja e Artë” për vitin e kaluar
Halim Berisha, karakteri i kryeministrit të Kosovës nga “Lamjet”
Emisioni do të udhëhiqet nga gazetari i BIRN, Arif Muharremi.