Lobi rajonal i grave

Këtë të enjte në debatin Jeta në Kosovë do të flasin përfaqësueset e Lobit Rajonal të Grave rreth qëllimeve, aktiviteteve dhe probleme të këtij organizimi të grave në Ballkan.

Mysafire në këtë debat janë:

Edita Tahiri – Kryesuese e Lobit Rajonal të Grave,
Gordana Soboll- Anëtare e LRG-së, Kroaci ;
Vera Markoviq – Anëtare e LRG-së, Serbi ;
Igballe Rogova- Anëtare e LRG-së, Kosovë ;
Slavica Strikoviq- Anëtare e LRG-së, Mali i Zi ;
Irina Pockova –Anëtare e LRG-së, Maqedoni ;

Këtë javë në rubrikën “Kulmi i Javës” do të shihni se si funksionon shoqëria multietnike në komunën e Kamenicës. Në tregun e kësaj qyteze, punojnë pa problem shqiptarë, serbë e shkali.

Ndërsa në rubrikën e rregullt të kulturës, Arif Muharremi do të iu tregojë më shumë për librin në Kosovë.