Konkurs Pune

Kënd e kërkojmë ne?

Jemi duke kërkuar kolegë të ri që:
– kanë aftësië për të forcuar edhe më shumë produktet tona.
– në vend se të thonë “jo nuk mundem” e kryejnë punën para kohe!
– janë kreativ, energjik, entuziastë…

Ndoshta pak të çmendur, mundësisht vizionarë.

Qasja jonë është: mësoje dhe bëje!

Ai ose ajo mund të jenë:
– gazetar hulumtues;
– monitorues gjykatash- jurist;
– analist financiar- ekonomist;
– dizajner grafik- 2D/3D;
– social media manager;
– kameraman-montazher, producent.

Ose dikush tjetër me përvojë ose interesim të ngjashëm.

Ai ose ajo duhet patjetër të jenë në gjendje për të menaxhuar punët prej fillimit deri në mbarim.

Prej idesë, planifikimit e deri në përfundim.

Ai ose ajo janë të përgjegjshëm dhe nuk dorëzohen!

Ka shumë shokë e përkrahës dhe ata ekzistojnë në botën reale.

Ai ose ajo beson se para parave vjen një punë e bërë mirë dhe se ëndrrat vijnë para gjumit.

24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit.

Ai ose ajo mund të jesh Ti!

Ne ofrojmë mundësi për avansim dhe shansin për t’u krenuar me punën e bërë.

Pra, në qoftë se mendoni se ju jeni personi të cilin jemi duke e kërkuar, na dërgoni CV-në tuaj të vërtetë

[email protected] jo më vonë se 14 prill 2014.

Sinqerisht,
Jeta në Kosovë, Drejtësia në Kosovë, Gazeta JnK.com, KALLXO.com.

PS: fuqimisht i inkurajojmë dembelët që mos të konkurojnë!