Jeta në Kosovë: Zgjedhjet e Parlamentit Studentor të UP-së

Cilat janë tri premtimet kryesore të kandidatëve për elektoratin e tyre? Çka do të bëjnë ata për përmirësimin e kushteve dhe mbrojtjen e interesave të studentëve? Cilat janë planet e kandidatëve për përmirësimin e kushteve të qendrës studentore? Si janë menaxhuar deri tani mjetet buxhetore të dedikuara për parlamentin studentor si dhe kush po i financon fushatat zgjedhore të 11 organizatave garuese?

Për të diskutuar këto çështje dhe të tjera, mysafirë të Jeta Xharrës në studio do të jenë kandidatët e 11 organizatave garuese:

Ardit Gashi, Vizioni Studentor i Universitetit të Prishtinës, VSUP
Astrit Hajdari, Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës, UPSK
Durim Berisha, Paqja Studentore,PSUP
Burim Kelmendi, Lëvizja Studentore për Integrim, LSI
Besnik Thaçi, Integrimi i Studentëve Shqiptar, ISSH
Hateme Hoxha, Unioni i Studentëve Shqiptar, USSH
Haxhi Luma, Unioni i Pavarur Studentor, UPSUP
Mentor Hasani, Lëvizja Studentore Reforma
Mërgim Pirraku, Alternativa Studentore, ASUP
Labinot Lulaj, Zëri Studentor, ZSUP
Selim Daku, Unioni i Studentëve pro-Evropian, USPE

Pas debatit, BIRN transmeton telenovelën “Donde estas Fatmir?” të përgatitur nga gazetari Artan Haraçia.

Ndërsa në rubrikën Drejtësia në Kosovë, hulumtuesi Petrit Kryeziu flet për zbatimin e ligjit.