Jeta në Kosovë: Thëngjilli-Zhvatje a Zhvillim?

Në emisionin e sotëm “Jeta në Kosovë” diskutohet rreth hulumtimit të Gazetës “Jeta në Kosovë” mbi aplikimin e kompanisë së gjeneralit Wesley Clark për shfrytëzimin e qymyrit të Kosovës.

Në këtë debat ekspertë të qymyrit dhe përfaqësues të Qeverisë dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale diskutojnë për ligjshmërinë e aplikimit të kësaj kompanie për hulumtim dhe shfrytëzim të rezervave të qymyrit.

Në debat shpjegohen detajisht metodat me të cilat kjo kompani planifikon të shfrytëzojë qymyrin dhe hapësira e kërkuar që mbulon afër një të tretën e sipërfaqes së Kosovës.

Emisioni synon t’i japë përgjigje pyetjes çfarë ndikimi do të ketë ky projekt në mjedisin dhe bujqësinë e vendit?

Për këto dhe më shumë diskutojnë Ilir Rama nga Ministria e Financave, Fidaim Sahiti nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ramiz Krasniqi nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Eksperti i qymyrit  Lorik Haxhiu, Dardan Abazi nga KOSID-i dhe redaktori i Gazetës Jeta në Kosovë, Visar Prebreza.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në orën 20 e 15 në RTK.