Jeta në Kosovë sfidon Ivica Daciqin dhe Zenun Pajazitin

Nëse Kosova ka dashur të jetë pjesë e Shengenit të bardhë pse nuk janë lëshuar prej fillimit pasaportat biometrike të Republikës së Kosovës? Pse qytetarët e Kosovës akoma aplikojnë për pasaporta të Serbisë? A do të gjindet zgjidhje për qytetarët e Kosovës që kanë nevojë të kalojnë nëpër Serbi me pasaporta të Kosovës? A do të ndëshkohen serbët e Kosovës nëse marrin pjesë në zgjedhjet lokale 2009?

Për t’i marrë përgjigjet për këto dhe të tjerat në lidhje me lirinë e lëvizjes, Jeta Xharra sfidon ministrat e punëve të brendshme të Serbisë dhe Kosovës.

Në kuadër të emisionit, BIRN do të transmetojë edhe një reportazh nga hulumtuesi Isa Gacaferi, i cili sjellë rastin e nepotizmit dhe konfliktit të interesit në gjykatën komunale të Malishevës.

Klikoni këtu për ta parë emisionin e plotë