Jeta në Kosovë: Presidenti Pacolli përballë mediave dhe shoqërisë civile

Sonte në Jeta në Kosovë mund ta ndiqni debatin e zjarrtë në mes të presidentit Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesve të mediave e shoqërisë civile.

A ka pasur tentim për \”puç\” dhe \”rrëzim\” të presidentit? A ndahet shoqëria civile në këtë apo atë parti politike? A është presidenti Pacolli i hapur ndaj publikut 100%? Nëse po, pse nuk po e deklaron pasurinë? A janë të vërteta ato qe mediat kanë shkruar për presidentin Pacolli? Çka mendon Pacolli për vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave të Shkruara?

Për t’i diskutuar këto, mysafirë të Jeta Xharrës, përballë Presidentit Pacolli janë:

Ardian Arifaj, nga Klubi për Politikë të Jashtme;

Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grave;

Krenar Gashi, nga Instituti KIPRED;

Arben Ahmeti, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe gazetar në të përditshmen Koha Ditore;

Artan Haraqija, anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe gazetar në të përditshmen Zëri;

Arsim Lani, anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe gazetar në televizionin Klan Kosova.