Jeta në Kosovë - Përmbledhje 2014

Cilat ishin temat që karakterizuan vitin 2014 e të cilat “Jeta në Kosovë”, i ka hulumtuar, analizuar, e debatuar? Si kishte filluar e si po përfundon ky vit? Cilat ishin skandalet më të mëdha të vitit, e cilat ishin të arriturat më të mëdha? A do të mbahet mend viti 2014 si vit i bllokadës e ngërçit politik 6 mujor? A ishte ky vit i skandaleve të EULEX-it, misionit të BE-së në Kosovë? A ishte vit i dështimit të reformave në Universitetin Publik ‘Hasan Prishtina’ dhe skandalit me stenta? A do të mbahet mend ky vit për ikjen e kosovarëve në vendet e Bashkimit Evropian?
 
Gjithashtu do të ndiqni emisionin “Tema”. Kolegu Faik Ispahiu ka analizuar se sa po zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
 
“Jeta në Kosovë” transmetohet të enjten nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.