Jeta në Kosovë organizon debatet parazgjedhore 2009

Debatet do të organizohen nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN, në partneritet me Radio Televizionin e Kosovës-RTK, Institutin për Studime të Avancuara-GAP dhe Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim -ATRC.

Debatet do të transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës-RTK, me fillimin e kampanjës zgjedhore, të enjten më 15 nëntor 2009, në orën 21.00.

Ftohen të gjithë qytetarët që të dërgojnë videomateriale dhe pyetje mbi problemet më të mëdha në komunën e tyre, të cilat do t’iu adresohen kandidatëve për kryetar!

Klikoni këtu për t’i parashtruar pytjet dhe për t’i ngarkuar materialet tua.

Debatet parazgjedhore mundësohen nga OSBE, Balkan Trust for Democracy-BTD, National Endowment for Democracy -NED dhe Instituti për Komunitete të Qëndrueshme-ISC.