Jeta në Kosovë interviston Ministrin e Shëndetësisë Bujar Bukoshin si dhe debaton për kryetarin e Odës Ekonomike dhe Produktet vendore

Kush do të jetë kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës? A do të politizohet Oda Ekonomike? A është Kosova totalisht e varur nga ushqimi i importuar nga Serbia? A është mbrojtja e prodhimeve vendore obligim i konsumatorëve apo i Qeverisë sonë?

Për t’i diskutuar këto dhe çështje tjera në ballafaqim televiziv për zgjedhjen e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, mysafirë të Muhamet Hajrullahut do të jenë:

Safet Gërxhaliu, kandidat për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës dhe

Ramiz Kelmendi, kandidat për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës

Në debatin e moderuar nga Edona Musa do të diskutohet për produktet vendore dhe prodhuesit kosovarë.

Sa ka potencial vendor për prodhimin e ushqimit? A është mbrojtja e prodhimit vendor obligim i konsumatorit apo i Qeverisë? Çka po ndodhë me marrëveshjen CEFTA-n? Cila është shkalla e kontrollit të ushqimit në Kosovë?

Për ti diskutuar këto dhe çështje tjera, mysafirë në studio do të jenë:

Flamur Keqa, Drejtor i Departamentit të Tregtisë ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Berat Rukiqi, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës, OEK

Ismet Bojku, anëtar i Bordit të Aleancës Kosovare të Biznesit, AKB

Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje
Gjatë debatit, BIRN gjithashtu transmeton reportazhin e përgatitur nga gazetari Artan Haraçia për shitoret të cilat i kanë bojkotuar produktet e Serbisë.
Në fund të emisionit do të mund të ndiqni reportazhin e Petrit Kryeziut për problemet në mes të drejtorit të shkollës fillore “Fatmir Berisha” në Prizren dhe disa arsimtarëve të kësaj shkolle.