'Jeta në Kosovë' Interviston Meuccin dhe Diskuton për Librin e Kriminalistikës

Sonte në ‘Jeta në Kosovë’ do të ndiqni çka po ndodhë me librin universitar “Kriminalistika” të profesor Vesel Latifi, përdorimi i të cilit është pezulluar për kohë të pacaktuar nga Rektorati? Çka po kontestohet në këtë libër? A është ky libër fyes apo shkencor? A po e hapë ky libër “Kutinë e Pandorës” për kredibilitetin akademik dhe shkencor të literaturës në UP-së? Si i morën titujt “Profesor Emeritus” tre profesorë të pensionuar të UP-së? A po ligjërojnë ende në UP profesorë të fortë e që vijnë nga politika, të cilët, pos pagës primare që e marrin në institucione tjera, ata kanë kërkuar pagë primare edhe nga UP-ja?

Për këtë debat Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Fetah Podvorica – Prorektor për Hulumtime Shkencore në UP;
Xhyljeta Mushkolaj – u.d e Dekanes, Fakulteti Juridik;
Hana Marku – Aktiviste e Shoqërisë Civile;
Mehdi Mulaj- Gazetar, Jeta në Kosovë.

Ndërsa Jeta Xharra ka realizuar intervistën me shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci.

Si kishte prituar ai madje t’i heq gjërat nga valixhja kur kishte ardhur për herë te parë në Kosovë, në ditët kur sapo kishte shpërthyer afera me akuzat për korrupsion të prokurores, Maria Bamieh.

“Jeta në Kosovë” ka kërkuar ta intervistojë edhe prokuroren Maria Bamieh se çka mendon ajo për këtë raport të botuar nga hetuesi francez, Zhan-Paul Zhake. Ajo ka dërguar deklaratë për emisionin “Jeta në Kosovë” ku thotë se është e zhgënjyer me këtë raport për disa arsye.

‘Jeta në Kosovë’ sonte transmetohet prej orës 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.