"Jeta në Kosovë": Drejtësi gjatë pandemisë
Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u diskutua për dy tema të ndryshme.
Sot është bërë një vit prej kur Kosova e ndryshoi Kodin e Procedurës Penale, i cili krijon mundësi që personat që fshihen në shtetet e tjera ose që janë të pakapshë, të hetohen, të akuzohen e të gjykohen në mungesë.
Çka ka ndodhur që nga ajo ditë ? Cilat janë sfidat e përndjekjes së kriminelëve në mungesë ?
Në pjesën e dytë u diskutua për pasojat dhe vështirësitë, sidomos për gratë, gjatë kohës së pandemisë.
A do të jetë i mundur kthimi i grave në punë pasi shkollat e çerdhet nuk janë hapur e atyre u kërkohet të dalin në punë ?
Pse janë rritur rastet e sulmeve fizike e seksuale ndaj grave?
Për këto tema debatuan Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Ramadan Ahmeti – Policia e Kosovës, Adelina Tërshani, autore e teksteve si dhe koordinatore e projekteve në Rrjetin e Grave, Dijana Simiq, aktiviste që punon me viktimat e dhunës dhe Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë” .
Emisioni “Jeta në Kosovë” u transmetua në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, ndërsa repriza në RTK të premten në mesditë.