“Jeta në Kosovë” Diskuton për Shoqërinë Civile dhe Politikën

Jeta në Kosovë’ do të diskutojë për rolin e shoqërisë civile në Kosovë.

A është politike shoqëria civile në Kosovë, ashtu siç u etiketua dje nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli?

Çfarë tha kryetari i Kuvendit për rolin e shoqërisë civile e cila është përgjigjja e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë? A është transparent Kuvendi i Kosovës? Si po shihet kjo deklaratë e kryetarit të Kuvendit? A ka dhe sa është bashkëpunimi i OJQ-ve me intitucionet qeveritare?

Për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Blerim Latifi- këshilltar i kryetarit të Kuvendit

Naim Rashiti – Grupi për Ballkan

Driton Selmanaj – KDI dhe

Dajana Berisha – FIQ

Prokuroria e Gjakovës sot më datë 19.04.2024 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit Dedë Lleshi, për vrasjen e ndodhur më 12.07.2003 në fshatin Raçë të Gjakovës e cila pretendohet të ketë ndodhur për qëllime gjakmarrje.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D. LL., për shkak të veprës penale Vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

Ai është arrestuar më 07.02.2024 kurse më datë 08.02.2024 Krimet e Rënda të Prokurorisë Themelore të Gjakovës kishin marrë një aktvendim për rifillim të hetimeve në lidhje me vrasjen.

Vrasja e cila ndodhi siç pretendohet për gjakmarrje u rikthye sërish në vëmendje që nga viti 2003, pasi SHBA kishte ekstraduar Lleshin në Kosovë.

KALLXO.com kishte siguruar dosjen e prokurorisë për masën e sigurisë ndaj Lleshit.

Dosja e prokurorisë

Sipas dosjes, i njëjti më 12 korrik të vitit 2003 rreth orës 09:00, në fshatin Raçë të Gjakovës, dyshohet se kishte vrarë 47 vjeçarin Nikollë Nikolla.

Dosja përmend faktin se vrasja ishte kryer 12 vjet pasi fillimisht ishte viktima që kishte vrarë babanë e Dedë Lleshit, Pashkë Lleshin.

Në ditën kritike gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë, Dedë Lleshi e kishte përcjellë Nikollë Nikollën dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan për të blerë ca gjëra ushqimore i pandehuri Dedë Lleshi, e ka pritur në afërsi e pastaj prej një afërsie të pacaktuar ka shtënë në drejtim të tij shumë herë në pjesë të ndryshme të trupit, i cili nga plagët e marra menjëherë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, Dedë Lleshi, dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes.

Po ashtu i njëjti pretendohet se ka siguruar dhe pa autorizim deri më datë 12.07.2003, ka mbajtur një pushkë gjysmë automatikë SKS, me të cilën armë dyshohet se ditën kritike në fshatin Raçë të Gjakovës, m`u para një lokali për blerje të ushqimeve, ka shtënë në drejtim të Nikollë Nikollës.

Me veprimet që dyshohet se i kishte ndërmarrë Dedë Lleshi, prokuroria pretendon se ka kryer veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit asokohe të rregullores së UNMIK-ut 2001/7.

Dosja tutje thotë se meqë i pandehuri Dedë Lleshi që nga fillimi i procedurës ndodhej në arrati, prokuroria në vitin 2004 kishte pezulluar hetimin.

“Meqë i pandehuri Dedë Lleshi është arratisur dhe si shkak i mos prezencës së tij është pezulluar hetimi, kemi marrë aktvendim mbi rifillimin e hetimit dhe po të njëjtën ditë paraqesim këtë kërkesë për caktimin e paraburgimit”- thuhet në dosjen e prokurorisë.

Mbrojtësi i të pandehurit Dedë Lleshi, Ndrec Dodaj, gjatë seancës dëgjimore ishte deklaruar për klientin e tij.

“Jam vënë në dijeni me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase dhe provat që pretendon, faktet që prokuroria po thotë që do të vërtetohen gjatë hetimit”- kishte thënë ai.

“Është fakt nga kërkesa e prokurorisë rezulton se kemi të bëjmë me një numër jo të paktë të provave materiale dhe formale. Mbrojtja për shkaqe objektive dhe të arsyeshme nuk kemi mundësi me e ditë përmbajtjen e atyre provave. Andaj këto prova mendoj se e vërtetojnë një fakt një incident, një vrasje që ka ndodhur, përshkruhet një motiv i asaj vrasje, duke pasur parasysh edhe një rrethanë si  qytetar i këtij vendi dhe ngjarjen kur ka ndodhur unë mendoj se ky i pandehur mund të rezultojë fiktiv apo i kamufluar”, tha avokati Dodaj.

“Nuk e përjashtoj mundësi që as që ka qenë në vendin e ngjarjes, por arsyeja e ikjes mund të vërtetohet gjatë hetimeve, se pak raste ndodhin, këso vrasje kur vrasja ndodh, kryesi ikën dhe ashtu përfundon hetimi i gjykimit. Pra në këtë drejtim kam vërejtje në dyshimin e bazuar, derisa dyshimi i bazuar për mua është i kontestuar se ky i pandehur është kryesi i kësaj vepre”- kishte shtuar tutje avokati Dodaj.

Në këtë rast, Prokuroria në Gjakovë pretendon se kanë edhe deklarata të dëshmitarëve të asaj kohe.