Jeta në Kosovë diskuton për procesin zgjedhor

Sonte Jeta në Kosovë transmeton debat me tre ambasadorë që kanë vëzhguar zgjedhjet e 12 dhjetorit si dhe analizën nga 15 ekipe vëzhguese të BIRN-it që përcollën zgjedhjet në disa qendra të Kosovës dhe si rezultat dorëzuan 20 ankesa në PZAP për parregullësi gjatë procesit.

Çka panë në ditën e zgjedhjeve ambasadori i ShBA-së, Francës dhe Zvicrës? Cili është vlerësimi i tyre për këto zgjedhje? Pse ambasadorët thonë se Demokracia në Veprim nuk e ka kryer punën e vet si duhet në terren prej asaj çka ata kanë parë me sytë e tyre? Si ia ndalën rrymën ambasadorit Dell? Si kërkuan komisionerët e vendvotimeve që ambasadori Dell t’i ndihmojë ata që “t’ia bëjnë diqysh” votave të tepërta?

Për të marrë përgjigje në këto çështje si dhe të tjera lidhur me procesin e zgjedhjeve, Jeta Xharra ka ftuar në studio:

Zhan-Fransua Fitu, ambasador i Francës

Kristofer Dell, ambasador i SHBA-ve

Llukas Berlinger, ambasador i Zvicrës

Ndërsa pas debatit, ekipet vëzhguese të BIRN-it raportojnë për të parregullsitë në proces dhe manipulimet e votave në komuna të Kosovës.