Jeta në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

Jeta në Kosovë, sonte transmeton debatin për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së rrymës së Korporatës Energjetike të Kosovës.

Cilat janë kushtet e këtij privatizimi? Cilat asete të KEK-ut, apo të ish-ElektroKosovës, janë duke iu shitur kompanive private dhe me çfarë çmimi? Çfarë kompanish janë të interesuara për këtë? Si do ta zgjidhë kompania private problemin e mosfaturimit të 40% të rrymës që prodhohet? Çka thotë Ombudspersoni amerikan për ankesën nga Kosova se ky proces i privatizimit është jotransparent? Si do të sigurojë qeveria jonë që problemet me faturim që po vazhdojnë të ndodhin, edhe pas privatizimit të distribucionit në Shqipëri, nuk do të ndodhin në Kosovë? A do të vazhdojë taksapaguesi kosovar të subvencionojë vjedhjen e rrymës, edhe pas privatizimit?

Për të diskutuar në lidhje me këtë privatizim, Jeta Xharra ka ftuar:

Fllanza Hoxha, projekti për privatizimin e distribucionit të KEK-ut;

Nezir Sinani, nga shoqëria civile;

Izet Mustafa, nga Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës, SPEK;

Avni Alidemaj, drejtor i divizionit të shpërndarjes, KEK.

Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton një intervistë me një punëtor të KEK-ut, i cili tregon se cila pjesë e distribucionit do të privatizohet.

Pas debatit, BIRN transmeton reportazhin që tregon për djegiet e mistershme në fshatin Kërnicë të Klinës.