Jeta në Kosovë diskuton për premtimet para fushatës zgjedhore

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë, përfaqësues të partive politike diskutojnë për premtimet e dhëna para fushatës zgjedhore.

A ka buxhet për t’u përmbushur premtimet e dhëna para fillimit të fushatës zgjedhore? A janë këto premtime boshe? Sa është legjitim vendimi për ngritje të pagave të mësimdhënësve nga qeveria në largim? Sa është i realizueshëm ky premtim nëse buxheti për vitin 2011 akoma nuk është miratuar? Pse përdoren veturat zyrtare dhe të mirat tjera e të qenit në pushtet për fushata zgjedhore?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me premtimet dhe vendimet para fushatës zgjedhore, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Nait Hasani, nga PDK

Avni Arifi, nga AAK

Linda Shala, nga FER

Arben Gashi, nga LDK

Pas debatit, Jeta Xharra interviston Ismet Kryeziun, udhëheqësin e koalicionit të organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim në lidhje me parregullsitë e zgjedhjeve në Rahovec dhe zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. A do të përsëriten këto gabime edhe me 12 dhjetor?

Në vazhdim, gazetarja Edona Musa tregon se pse në Qendrën Klinike Universitare nuk vendosen stendat në zemër.

Ndërsa në fund, gazetari Alban Selimi tregon se sa deputetë të Kuvendit të Kosovës iu kanë përgjigjur ftesës për dhurim të gjakut.