Jeta në Kosovë diskuton për formimin e institucioneve të reja

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë mund të ndiqni intervistën me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe intervistën tjetër me Zëvendësdrejtorin Gjeneral për Zgjerim në Komisionin Evropian, Stefano Sanino.

Jeta Xharra ka intervistuar Jakup Krasniqin, kryetar i Kuvendit të Kosovës në lidhje me qeverinë e re dhe ngjarjet që e shënuan ditën e votimit të presidentit dhe kabinetit të ri qeveritar në Kuvendin e Kosovës.

Pas kësaj, BIRN transmeton intervistën tjetër me Stefano Saninon, Zëvendësdrejtor Gjeneral për Zgjerim në Komisionin Evropian i cili flet për masat që duhet të ndërmerren nga qeveria e re në mënyrë që Kosova të mos mbetet larg nga shtetet e rajonit në rrugën drejt integrimit në strukturat e BE-së.

Ndërkaq, gazetarët Alban Selimi dhe Vlora Osmani tregojnë se pse institucionet e Kosovës nuk i respektojnë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

Ndërsa nga fusha e shëndetësisë, gazetarja Edona Musa sjellë reportazhin për mosfunksionalizimin e aparaturës për radioterapi në Institutin Onkolokgjik në QKUK.

Në fund, gazetari Muhamet Hajrullahu tregon për rastin e Aleksandar Canoviqit, palë e dëmtuar që akuzon komunën e Lipjanit për shkatërrimin e pronës dhe moslejimin e shfrytëzimit e pronës së tij.