Jeta në Kosovë debaton për rënien e natalitetit në Kosovë

A është nataliteti në Kosovë në rënie? Çka po ndikon në zvogëlimin e numrit të foshnjave të reja; modernizimi, pamundësia për të rritur fëmijë ashtu si dëshirojmë, apo problemet me pushimin e lehonisë?

Për të diskutuar mbi këto dhe të tjera çështje në lidhje me natalitetin në Kosovë, mysafiret e Edona Musës në studio do të jenë:

Fehmije Gashi – Bytyçi,
Besa Ismaili – Ahmeti,
Xheraldina Pufja,
Valdete Daka,
Shpresa Hasimja.

Në vazhdim të emisionit do të mund të ndiqni dokumentarin për pilotin kosovar James Berisha dhe projektin e tij “Unë fluturoj për Kosovën” ku do të mësojmë për lobimin që ai ka bërë, për vështirësitë si dhe për problemet që ai i ka pasur gjatë fluturimit.

Gjithashtu, në fund të emisionit mund të ndiqni intervistën e Jeta Xharrës me Jose Ignacio Torreblanca, udhëheqësi i Zyrës së Madridit të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë. Torreblanca gjatë intervistës flet për arsyet pse Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe për qëndrimet në Spanjë për sa i përket Kosovës.