Jeta në Kosovë debaton për qeverisjen lokale

Si do të funksionojnë komunat në katërvjeçarin e ardhshëm? Sa është transparente qeverisja lokale në Kosovë? Sa kanë qytetarët qasje në dokumentet e komunës? Sa transparente është zyra e prokurimit të komunave dhe procedura e dhënies së tenderëve? Si funksionojnë administratat lokale, a janë ato të reformuara dhe efikase? A ekziston ndonjë mekanizëm efektiv për të monitoruar dhe vlerësuar kualitetin e shërbimeve të komunave, si dhe cili është roli i qytetarit në vendimmarrje në komunë?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me temën në fjalë, të ftuarit e Muhamet Hajrullahut në studio janë panelistët:
Shpen Trdevaj – Zëvendësministër i Administrit të Pushtetit Lokal,
Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të komunave
Hajrulla Çeku – Magjistër i Zhvillimit Lokal
Valdete Idrizi – Drejtoreshë e organizatës Zhvillimi i Komuniteteve në Mitrovicë, si dhe
Petrit Zogaj – nga Lëvizja FOL

Në kuadër te emisionit, Jeta në Kosovë do të transmetoj edhe një reportazh nga Fatmire Haliti e cila flet për mungesën e ujit të pijes në Komunën e Prishtinës. Përzierja e kompetencave mes komunës dhe ujësjellësit rajonal të Prishtinës bën që qytetarët të mos dinë se ku të adresohen për mungesën e ujit.
Dhe në fund, BIRN do të transmetojë rubrikën satirike Lamjet.