Jeta në Kosovë debaton për problemet në fushën e shëndetësisë

Cilat janë të gjeturat e monitorimit të shëndetësisë që u përmblodhën dhe u publikuan në raport? Cilët janë mjekët që e shkelin orarin e punës në institucion publik shëndetësor për të punuar në ordinancat e tyre private? Pse ministria e shëndetësisë e refuzoi donacionin me pajisje për pastrim të veshkave?Si do të zgjidhet problemi i mungesës së vazhdueshme të barnave të listës esenciale?

Për t’i diskutuar këto dhe çështjet tjera në lidhje me shëndetësi, mysafirë të Edona Musës në studio do të jenë:
Ali Sadriu, drejtor ekzekutiv i QKUK-së
Qamile Morina, anëtare e komisionit për shëndetësi
Afrim Loku, analist i çështjeve shëndetësore
Alban Selimi, gazetar që mbulon shëndetësinë në gazetën Lajm

Gjatë emisionit, BIRN gjithashtu do t’i transmetojë dy reportazhe hulumtuese që flasin për mosrespektimin e orarit të punës nga mjekët në institucionet publike shëndetësore dhe mungesën dhe mosfunksionimin e pajisjeve mjekësore në QKUK.

Gjithashtu, në kuadër të emisionit BIRN do të transmetojë edhe rubrikën Kulmi i Javës, në të cilën gazetari Fatos Halili tregon për nivelin e kënaqshëm të pastërtisë në ambulanten e mjekësisë familjare në lagjen Fidanishte të Mitrovicës.

Ndërsa në fund, ndiqeni rubrikën satirike Lamjet, me qasjen e tyre në ngjarjet që e shënuan këtë javë.