Jeta në Kosovë debaton për privatizimin 20 vjeçar të aeroportit të Prishtinës

Jeta në Kosovë debaton për privatizimin 20 vjeçar të aeroportit të Prishtinës

Këtë të enjte Jeta në Kosovë debaton për përfitimet e Kosovës nga shitja e aeroportit.

v
Sa duhet të jetë çmimi i aeroportit? Si do të sigurohemi që investitori do të përmbushë kushtet që dalin nga kontrata? Si është menaxhuar aeroporti deri tani? Pse u bë shtimi masiv i punëtorëve vitin e kaluar? Si do të shfrytëzohen paratë nga shitja e aeroportit? Çfarë është nota e vlerësimit të Autoritetit Ndërkombëtar të Aviacionit për aeroportin e Kosovës?

Për të diskutuar për këto dhe të tjera çështje në lidhje me aeroportin e Kosovës, mysafirë të Jeta Xharrës në studio janë:

Agron Mustafa, drejtor i aeroportit
Gjergj Buxhuku, nga konfederata e industrive të Shqipërisë,
Lorik Fejzullahu, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave,
Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Pas debatit gazetari Artan Haraçia sjellë telenovelën për Albin Kurtin, ndërsa hulumtuesi Faton Ademi ka realizuar reportazhin për privatizimin në Mitrovicë.

Në fund, në rubrikën Kulmi i Javës, gazetari Petrit Çollaku sjellë ngjarjen ‘Me Sport deri në Pajtim’ ngjarje boksi kjo e organizuar për nder të ditës ndërkombëtare të romëve.