Jeta ne Kosovë debaton për menaxhimin e punës së gjykatave në Kosovë

Cilat janë sfidat dhe cilat janë risitë në doracakun e ri për gjykatat? Kur do të fillojë të zbatohet ky doracak? A ka implikime buxhetore për këtë doracak? A është i harmonizuar me projekt ligjin për gjykatat që do të hyjë në fuqi në 2011?

Për të diskutuar mbi këto dhe të tjerat në lidhje me menaxhimin e punës së gjykatave në Kosovë, mysafirë të Faton Ademit në studio do të jenë:

Enver Peci, Kryesues i këshillit gjyqësor të Kosovës,
Murat Paçarada, Administrator i gjykatës ekonomike në Prishtinë,
Avdi Haxhaj, Kryetar i gjykatës komunale në Drenas,
Ismail Haziri, Administrator i gjykatës Komunale në Vushtri.

Në rubrikën Drejtësia në Kosovë, do të mund ta ndiqni reportazhin e gazetarit Genc Nimoni për Pallatin e Drejtësisë ku do te shohim se çka po ndodhë me ndërtimin e këtij pallati, si dhe rrjedhat rreth pronësisë së objektit të ndërtesës ku do të vendoset gjyqësori kosovar.

Gjatë emisionit, BIRN transmeton edhe reportazhin e gazetarit Alban Selimi i cili flet për atë se kush në QKUK është kundër ndërtimit të një emergjence të re.

Gjithashtu, në kuadër të këtij emisioni do të mund ta ndiqni edhe intervistën e gazetares Jeta Xharra me artistin kosovar Sislej Xhafa.

Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.