Jeta në Kosovë debaton për mbajtjen e shamisë në shkollat publike

Për të folur pak më mençur për këtë temë, të ftuarat e Edona Musës në studio do të jenë:

Besa Ismaili – Ahmeti,
Fehmije Gashi – Bytyçi,
Zana Beqiri,
Xheraldina Pufja – Rexhepi.

Në vazhdim, Jeta në Kosovë transmeton intervistën e Jeta Xharrës me Noell Mallkollmin, njëri ndër historianët edhe shkrimtarët më të njohur britanik, njëherësh autor i librit Kosova: Histori e Shkurtër që e zgjoi opinionin botëror për rrethanat që çuan në luftërat e viteve 1990. Mallkollmi flet për historinë e Kosovës dhe për problemet e identitetit në rajon.

Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton reportazhin e hulumtuesit Faton Ademi për mosunifikimin e certifikatave gjyqësore në Kosovë.