Jeta në Kosovë debaton për marrëveshjen politike për dalje nga kriza institucionale

Sonte në Jeta në Kosovë, përfaqësues të partive politike diskutojnë për marrëveshjen e mbrëmshme për dalje nga kriza institucionale, në mënyrë që Kosova të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda këtij viti.

Si u arrit marrëveshja në mes të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së? Cili ishte roli i ambasadorit Dell në arritjen e kësaj marrëveshjeje? Kush do ta mbikëqyrë procesin e reformimit të sistemit zgjedhor? Si do të garantohet respektimi i marrëveshjes nga palët nënshkruese? Kush do të jetë kundërkandidati kryesor i Atifete Jahjagës, në garën për president të Kosovës? Si u prit kjo marrëveshje nga partitë tjera dhe nga anëtarët tjerë të partive nënshkruese?

Për të debatuar këto dhe çështje tjera në lidhje me temën, mysafir të Muhamet Hajrullahut do të jenë:

Bajram Rexhepi, nga PDK;

Ibrahim Makolli, nga AKR;

Liburn Aliu, nga Lëvizja Vetëvendosje;

Ardian Gjini , nga AAK;

Arben Gashi, nga LDK.

Pas debatit, BIRN transmeton dy reportazhe në fushën e shëndetësisë.

Gazetarja Edona Musa sjell hulumtim 25 minutësh ku tregon se si barnat e kontrabanduara shiten lirshëm nëpër barnatoret anekënd Kosovës.

Ndërsa gazetari Alban Selimi tregon se si barnat e kontrabanduara që konfiskohen nga Dogana e Kosovës përfundojnë në Qendrën Klinike Universitare.