Jeta në Kosovë debaton për bastoret dhe diskuton për dialogun joformal

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debat për përhapjen e bastoreve sportive në Kosovë si dhe nje grup të rinjsh flasin për dialogun joformal mes Kosovës dhe Serbisë.

Së pari, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësues të Shoqatës së Lojërave të Fatit në Kosovë, një psikolog dhe një nxënës diskutojnë lojërat e fatit dhe shqetësimet për frekuentimin e tyre nga fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Pse ka kaq shumë bastore në Kosovë? Si rregullohet funksionimi i tyre me ligji? Sa është shqetësuese hapja e bastoreve sportive në afërsi të shkollave? Si sigurohet respektimi i ligjit për moslejimin e personave nën moshën madhore t’i frekuentojnë bastoret sportive?

Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me bastoret, të ftuar të Muhamet Hajrullahut në studio janë:

Safet Krasniqi, menaxher i lojërave të fatit nga ATK

Edmond Jahjaga, nënkryetar i shoqatës së lojërave të fatit, përfaqësues i bastoreve të Kosovës

Jeta Rexha, psikologe nga Gjakova dhe

Feliks Nikolla, nga Rinia në Kosovë.

Në kuadër të debatit, BIRN transmeton rubrikën Rinia në Kosovë, në të cilën të rinjtë e shtjellojnë praktikën e frekuentimit të bastoreve sportive nga persona nën moshën madhore.

Ndërsa, Jeta Xharra ka ftuar të rinj nga Kosova dhe Serbia për të diskutuar bashkëpunimin në mes të rinjve nga dy vendet dhe problemet që i kanë të rinjtë e rajonit. Këta janë:

Krenar Shala, nga Instituti GAP,

Dushan Kanazir, student i Fakultetit Juridik nga Beogradi i cili punon në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte,

Furtuna Sheremeti, studente e Fakultetit Juridik nga Prishtina dhe aktiviste e organizatës “Nisma ime”,

Maja Miçiq, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd,

Enes Toska, arkitekt dhe udhëheqës i projektit “Trashëgimia Kulturore pa Kufi”

Dragan Momçilloviq, student i Shkencave Politike në Beograd dhe koordinator i klubit të debatit.