Jeta në Komunë – Hani Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, përgjigjet për dy vitet e para të mandatit të dytë në krye të komunës.

Rufki Sumën, kryetarin e komunës së Hanit të Elezit nëse për asgjë tjetër, të veçantë e bënë fakti që është kryetari i vetëm i pavarur në një komunë të Kosovës

Dy vite në mandatin e tij të dytë si kryetar “Jeta në Komunë”, kthehet në Komunën e Hanit të Elezit për të parë se cilat prej premtimeve të tij i ka realizuar e cilat jo ky kryetar i cili i vetëm u mbijetoi të gjitha partive politike në dy palë zgjedhje rresht.

Suma aktualisht është në mandatin e tij të dytë në krye te Komunës së Hanit të Elezit. Ai në zgjedhjet e vitit 2013 kishte fituar në raundin e parë pa balotazh, edhe pse premtimet e tij ishin mjaft simbolike, madje edhe elementare.