Gjashtë pikat

Këtë të enjte në emisionin “Jeta në Kosovë”, do të diskutohet për planin e famshëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

A është reagimi kosovar i vonuar? Apo është dashur të reagojmë menjëherë në qershor kur ka filluar e tërë kjo ide? A duhet edhe një kohë ta ndërtojmë shtetin tonë duke reaguar sot për nesër dhe të shpresojmë që “ MIQTË’ ti kryejnë punët tona apo ka ndonjë zgjidhje që të ndërtojmë një sistem efikas shtetëror? A do të mund të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë të njëjtë para të njëjtit ligj apo do të kemi UNMK, EULEX e kush e di çfarë misioni tjetër që ta administrojë Kosovën për neve.

Për të diskutuar për këto çështje mysafirë janë:

Bardh Hamzaj – Kryeredaktor i të përditshmes Zëri ;
Margarita Kadriu – Kryeredaktore e të përditshmes Kosova Sot;
Arbër Vllahiu – Gazetar i BBC-së, seksioni i Gjuhës Shqipe dhe
Muhamet Mavraj – Botues i të përditshmes Epoka e Re ;