Fushata zgjedhore

Jeta në Kosovë debaton për fushatën zgjedhore

Dhjetë ditë para zgjedhjeve lokale 2009, emisioni Jeta në Kosovë debaton sjellë pesë nënkryetarët e partive më të mëdha politike në Kosovë për të diskutuar për rrjedhën e fushatës zgjedhore.

A ka pasur shkelje të rregullave zgjedhore nga partitë politike në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të parapara për 15 nëntor? Si po funksionin koalicioni qeverisës gjatë fushatës elektorale? Cila është gjuha e fushatës dhe cilat janë ankesat e partive politike? Sa jemi të përgatitur që zgjedhjet të jenë fer, demokratike dhe të organizuara mirë?

Për të diskutuar këto dhe aktualitetet e fundit në Kosovë, mysafirë të Muhamet Hajrullahut do të jenë:

Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së,

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së,

Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së,

Besa Gaxherri, nënkryetare e LDD-së,

Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së.