Fitohet beteja për qasje në dokumente publike

“Jeta në Kosovë” do të transmetohet debati rreth transparencës dhe mungesës së saj në institucionet e shtetit.

Ky debat vjen pak ditë pasi Gjykata i dha të drejtë BIRN-it në padinë kundër Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për shkak se kjo e fundit refuzoi t’i japë faturat e shpenzimeve të ish- Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zëvendës kryeministrave të tij.

Çka thotë vendimi i Gjykatës për padinë e BIRN-it kundër Zyrës së Kryeministrit të Kosovës? Si qëndrojnë institucionet e Kosovës në çështjen e transparencës? A kanë qejf drejtuesit e institucionet ta zbulojnë se sa iu kanë kushtuar drekat, darkat dhe udhëtimet jashtë shtetit?

Për të folur për vendimin e gjykatës dhe çështjet e (mos)transparencës në institucione, të ftuar në debatin e moderuar nga Jeta Xharra janë:

Besim Kelmendi, Prokuror në Prokurorinë e Shtetit;

Ruzhdi Jashari, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Furtuna Sheremeti, BIRN; dhe

Kreshnik Gashi, Emisioni “Drejtësia në Kosovë”.