Enver Hoxha

Këtë të enjte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të diskutohet për rolin e Enver Hoxhës te populli shqiptar?

Akademia politike ‘Enver Hoxha për Kosovën” e mbajtur kohë më parë në Prishtinë, ka nxitur shumë debat dhe kritika. Kush është pro e kush kundër Enver Hoxhës në Kosovë? A janë ofenduar viktimat e regjimit të Enver Hoxhës më mbajtjen e këtij manifestimi? Si i zgjedh populli shqiptar hero heronjtë? Pse kemi nevojë ta adhurojmë një figurë autoritare politike nga historia?

Këtë javë, po ashtu mund të ndiqni një raport për javën e filmit turk në Prishtinë në kuadër të rubrikës Kultura në Kosovë. Ndërsa në Kulmin e Javës, do të shihni se si diplomojnë 9 mësuese të arsimit parashkollor në Drenas.