Eksodi Kosovar

Këtë javë do të pyesim se çka po ndodh me eksodin kosovar?

Ekipet tona hulumtuese  e kanë përcjellë situatën në Kosovë, Serbi, Hungari e shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ekipet hulumtuese kanë folur me qytetarë të Kosovës të cilët kanë vendosur të lëshojnë vendin e tyre. Çfarë pengesash kanë sjellë pjesëtarë të rrjeteve të trafikantëve gjatë hulumtimit tonë? Çka thonë në Policinë e Kosovës, Serbisë e Hungarisë?

Çka thonë biznesmenë të cilët kanë qenë të detyruar që për shkak të politikave fiskale dhe tatimeve të larta, t’i mbyllin fabrikat në Kosovë, t’i lënë pa punë shumë kosovarë, e të shkojnë nëpër shtete tjera të rajonit? A ka qytetarë të punësuar e me rroga mbi 500 euro, të cilët po ashtu e kanë braktisur Kosovën? A ka biznese që janë detyruar të mbyllen në Kosovë, për t’u hapur në Bullgari?

“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte nga ora 20:05.