Drejtësia në Kosovë diskuton problemet me pronë në Bellanicë
Këtë të diel, në orën 21:00, Drejtësia në Kosovë transmeton emisionin për pakënaqësitë e banorëve të Bellanicës lidhur me shpronësimet gjatë ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare.
Pse bellanicasit mendojnë se pronat ku po ndërtohet autostrada Vërmicë-Merdare janë të gjyshërve të tyre? Çfarë dokumentacioni posedojnë banorët për këtë pronë? Pse Agjensioni Kosovar i Privatizimit e ka shitur tokën të cilën bellanicasit pretendojnë se u përket atyre?
Emisioni do të trajtojë, po ashtu, problemet të cilat janë shfaqur pasi që banorët kanë ushtruar padi në gjykatë për ta fituar të drejtën në këtë pronë.
Pse Gjykata Komunale i kishte pranuar paditë e banorëve? Si ja ndalonte ligji kësaj gjykate të gjykonte për kontestet në mes pretendentëve të pronave dhe përfaqësuesve të ndërmarrjes shoqërore.
Pse disa avokatë kanë paditur në Gjykatën Komunale e jo në Dhomën e Veçantë të Gjykatws Supreme?
Çfarë përgjigjesh kanë ata për faktin se nuk i kanë drejtuar paditë në dhomën e veçantë të gjykatës supreme?
Emisioni Drejtësia në Kosovë, po ashtu, ka arritur të sigurojë të dhëna se zyrtarë të komunës së Malishevës kanë privatizuar prona në trasenë e autostradës.
Cilët zyrtarë të komunës do të marrin kompensime të majme pas shpronësimeve të autostradës? Nga sa para do t’i marrin ata nga qeveria për shpronësimin e tokave? A e kanë ditur këta zyrtarë paraprakisht që nëpër atë pjesë do të kalojë autostrada? Çfarë arsyesh kanë banorët e Bellanicës të dyshojnë se blerja e këtyre pronave ka qenë e qëllimshme?
Për ta hulumtuar këtë temë gazetari Kreshnik Gashi ka intervistuar:
Hazir Hoxha, kryetar i këshillit të banorëve të Bellanicës,
Xheladin Hoxha, banor i Bellanicës;
Ali Zogaj, banor i Bellanicës;
Selim Hoxha, banor i Bellanicës;
Rrahman Sertolli, banor i Bellanicës;
Ali Binçi, banorë i Banjës;
Isni Kila, kryetar i komunës së Malishevës;
Ylli Kaloshi, zyrtar për informim në AKP;
Sahit Sylejmani, kryetar i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme;
Haki Kryeziu, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Malishevë;
Ibrahim Elshani, avokat;
Rrahman Kastrati, avokat.
Në fund të emisionit Drejtësia në Kosovë transmeton aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.